Advertisement
PatrZDZ

Fiktiv Kosovo - RTK

Oct 22nd, 2020
319
0
Never
Not a member of Pastebin yet? Sign Up, it unlocks many cool features!
text 9.78 KB | None | 0 0
  1. Radio Televizioni i Kosovës (shkurt: RTK; serbisht: Радио Телевизија Косова / Radio Televizija Kosova) është transmetuesi publik i Kosovës. RTK-ja operon pesë kanale televizive dhe dy radio stacione, duke transmetuar një përmbledhje të larmishme të lajmeve, argëtimit, muzikës etj., duke i mirëmbajtur katër kanale në rrjetin tokësor dhe satelitor.
  2.  
  3. RTK është televizioni i parë në Kosovë, duke zëvendësuar Radio Televizionin e Prishtinës (RTP), që u mbyll më korrik 1990 gjatë luftës së Kosovës. Me ardhjen e UNMIK-ut në Kosovë më 1999, Radio Televizioni i Kosovës u rithemelua në ndërtesat e ish-Radio Televizionit të Prishtinës, bashkë me shumicën e punëtorëve të tij.
  4.  
  5. RTK transmeton kanalet televizive RTK1 (kanali kryesor), RTK2 (që transmeton program gjeneralist në serbisht dhe gjuhë minoritare), RTK3 (që shërben si transmetuesi 24-orësh i lajmeve) dhe RTK4 (që transmeton art, muzikë, dokumentare dhe pjesë të arkivës së RTK-së); si dhe kanalet radiofonike Radio Kosova 1 dhe Radio Kosova 2 (kjo e fundit e njohur fillimisht si Radio Blue Sky). Programet në gjuhën shqipe dominojnë, por nuk mungojnë as ato në gjuhët serbe, boshnjake, turke dhe rome. Webfaqja e RTK-së, rtklive.com ofron lajme dhe video material si dhe transmetim të drejtpërdrejtë në internet nga të dy radiot.
  6.  
  7. Financimi i RTK-së më parë u bë nëpërmjet taksës shtuar faturave për pagesën e rrymës elektrike, mirëpo Gjykata Kushtetuese vendosi që nuk ishte e duhur dhe e shtyu buxhetin e RTK-së kah shteti në mënyrë direkte (duke marrë 0.7% të buxhetit shtetëror). Vendimi çoi shqetësim mbi gjendjen e paanshmërisë së RTK-së.
  8.  
  9. ===
  10. RTK1 është kanali televiziv i flamurit të RTK. Kanali kryesor televiziv vazhdon me skemen e rregullt programore duke përmbushur obligimin ligjor programor. Rëndësi më e madhe i është dhënë lajmeve dhe emisioneve politike debatuese për shkak të zhvillimeve të mëdha politike në vend. Por nuk kanë munguar as emisionet argëtuese, edukative dhe kulturore.
  11.  
  12. Në kuadër të Sektorit Informativ të RTK-së, si sektor kryesor mediumit publik, Dhoma e Lajmeve vazhdon të jetë shtylla kryesore e këtij sektori, sikurse ka qenë në vijimësi. RTK1 vazhdon të ketë lajme në gjuhën shqipe në këto termine: 07:00; 08:00; 09:00; 11:00; 13:00; 15:00; 17:00, edicioni qendror në 19:30 si dhe Programi Informativ Blic në 23:00. Lajmet e shkurtra, që konsiderohen edicionet nga 07:00 deri në 17:00 funksionojnë në formatin 10-minutësh. Përmes këtyre edicioneve RTK-ja e ka më të lehtë plasimin e informacioneve të shpejta dhe të shkurtra në periudha të ndryshme kohore gjatë ditës, ndërsa në raste të veçanta realizohen edhe lidhje direkte në këto edicione të shkurta. Edicioni qendror i lajmeve, i orës 19:30, vazhdon ta ketë primatin e shikueshmërisë. Ky edicion ka vazhduar të mbajë formatin e përmbledhjes 30-minutëshe të ngjarjeve kryesore nga vendi dhe bota, përjashtuar rastet ku ka ngjarje të rëndësisë së veçantë kur shkojnë edhe deri në 45 minuta, përfshirë lidhjet direkte nga të gjitha komunat kryesore si dhe vendet e rajonit dhe botës. Lajmet e orës 23:00, edicioni Blic, vazhdon ta ruajë nivelin ekorrektësisë së përpunimit dhe paraqitjes të lajmeve të ditës, duke integruar intervistën, rubrikën e sportit, të kurioziteteve dhe showbiz-it.
  13.  
  14. ===
  15. RTK2 është kanali i dytë televiziv i RTK. Kanali televiziv në gjuhën serbe ka konsoliduar kryesisht programin e tij të programimit ndër vite dhe prodhon mbi 10 orë programim në ditë. Gazetarët dhe redaktorët në këtë kanal televiziv po dëshmojnë një profesionalizëm të jashtëzakonshëm në raportimin e tyre përkundër presionit të madh që ata kanë ndaj subjekteve politike serbe si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.
  16.  
  17. Programi informativ i RTK2 i përfshinë edicionet e lajmeve dhe ditarin. Në RTK2 emitohen tri edicione të lajmeve nga 15 minuta: në ora 09:00, 12:00 dhe 15:00 dhe lajme të shkurta pesëminutëshe në ora 08:00. Koncepti i këtyre emisioneve përfshinë storjet e redaksive nga terreni dhe lajme nga agjencitë. Edicioni i parë i lajmeve fillon në ora 08:00, deri sa ditari i parë emitohet në ora 09:00 në kuadër të Programit të mëngjesit. Edicioni qendrorë informativ Dnevnik, i cili zgjatë gjysme ore, çdo ditë nga ora 19:00-19:30 transmeton informacione nga Kosova, rajoni, bota, sporti, kultura. Ditari është realizua me storje të ekipeve nga terreni, me raporte, biseda, storje të agjencive dhe të këmbimit. Pas emisionit informativ qendror i cili është në program në ora 19:00, ditari nga ora 22:00 është emisioni informativ i cili përmban lajmet kryesore ditore nga vedi, rajoni dhe bota, si dhe lajmet të cilat arrijnë në redaksi deri në kohën e transmetimit, dhe jo rradhë herë RTK2 ka publikuar lajmet ekskluzive pikërisht në këtë Ditar. Koncepti i emisionit është i konceptuar me vendosjën e pamjes vizuele më ndryshe, dhe me mënyr tjetër të prezantimit të përmbajtjes së ditarit për mos të ngjasuar në ditarin Qendror. Sa i përket përmbajtjes, në të mund të gjenden lajmet kryesore nga vendi dhe bota, ngjarja kryesore nga terreni, dhe ditari ka raporte të reja të cilat punohën në terren, si dhe me storje kryesisht nga fusha e kultures dhe argëtimit.
  18.  
  19. “Jutarnji program” – Programi i mëngjesit është emision dyorësh me koncept informativ-argëtues, qe transmetohet ditëve të punës dhe të shtunën, me analizimin e ngjarjeve më të rëndësishme, bisedat me mysafirët në studio, thirrjet e drejtpërdrejta, prej temave politike deri tek ato argëtuese. Përveç informacioneve, gjithashtu u ofron shikuesve një vështrim të shtypit serb dhe shqiptar, rubrikën e sportit, rubrikën për shëndet, ushqim dhe kuriozitete. “Programi i Mëngjesit” emitohet ditëve të punës në termin prej orës 08:00-10:00, ndërsa të shtunën nga ora 10:00 deri në 12:00.
  20.  
  21. ===
  22. RTK3 është kanali i tretë televiziv i RTK. RTK3 është koncipuar si i kanal i lajmeve. Prej lansimit të RTK3, Radio Televizioni i Kosovës ka rritur reagimin në informimin e shpejtë si dhe ka krijuar mundësi më të mëdha të prezantimit të lajmeve, temave dhe emisioneve për audiencën. RTK3 si kanal i lajmeve ka filluar të shtojë vëllimin e lajmeve në edicionet informative INFO 3.
  23.  
  24. Në kuadër të kësaj magazine në RTK3, është ofruar mundësia e re për shikuesin që të ketë më shumë informacion për ngjarjen e ditës apo javës, ku përveç kronikave televizive ka pasur edhe debate në studio, një version i zgjeruar i lajmeve të botës i prezantuar nga redaksia përkatëse. Përmes kësaj, RTK përveç se ka rritur reagimin në informimin e shpejtë e ka krijuar edhe një dritare të prezantimit të lajmeve dhe debatit në këtë periudhë kohorë të ditës nga ora 17:15 deri në 19:00.
  25.  
  26. Dhoma e lajmeve është angazhuar në mbulimin e ngjarjeve ditore, ditëve të veçanta. Krahas mbulimit të tyre janë realizuar edhe reportazhe të ndryshme dhe kronika të zgjeruara për problemet e qytetarëve. Gjatë tërë vitit ka pasur lidhje të drejtpëdrejta në qytete të ndryshme si në vend ashtu edhe jashtë vendit për ngjarje më të rëndësishme.
  27.  
  28. Bashkëpunimi me gazetarë të Lajmeve ka qenë jetik për të realizuar planin e transmetimit të lajmit Live, të lidhjeve të drejtpërdrejta. Për çdo ditë, ngjarjet dhe temat më me rendësi kanë qenë të transmetuara Live. Mazhoranca dhe Opozita, grupet e tjera shoqërore, shoqëria civile ka zënë vend të veçantë në planin editorial dhe të njëjtat janë transmetuar drejtpërdrejt në 80 për qind të rasteve në programin e RTK3, përfshirë këtu natyrisht dhe në lajme të ditës.
  29.  
  30. Kjo të bëhet në orët 07:00; 08:00; 09:00; 10:00; 11:00; 12:00; 13:00; 14:00; 15:00; 16:00; 17:00, edicioni qëndror në 19:30 si dhe 21:00; 22:00 dhe edicioni i orës 23:00. Ndërsa nga ora 24:00 deri në orën 07:00 transmetohet përmbledhja e lajmeve të ditës e cila përditësohet në rast se ka ndonjë zhvillim të jashtëzakonshëm.
  31.  
  32. ===
  33. RTK4 është kanali i katërt televiziv i RTK. RTK4, si kanal me përmbajtje edukativo arsimore, dhe kulturore duke përfshirë dokumentarë, muzikë seriale dhe filma të ndryshëm.
  34.  
  35. ===
  36. Radio Kosova 1 është radiostacioni i flamurit të RTK-së. Radio Kosova 1 ka një laramani të programit duke ofruar informacione për të gjitha moshat duke filluar nga politika, ekonomia, shëndetësia, arsimi, arti, kultura, sporti, dhe emisione argëtuese të drejtpërdrejta si dhe ato për fëmijë.
  37.  
  38. Gjatë ditës, transmetohen gjithsej 17 edicione lajmesh. Radio Kosova 1 transmeton pesë edicione qendrore informative: “Info 8:00” (10 minuta), ”Info 12:00” (10 minuta), “Ngjarje dite” (30 minuta), “Ditari” (30 minuta) dhe “Kronika ditore” (10 minuta), si dhe 12 edicione lajmesh me nga 5 minuta. Në punën e redaksisë së lajmeve janë sjellë risi në ngritjen cilësore të përditësimit të lajmeve, në përmbajtjet tonike të kronikave nga terreni, në dinamizimin e edicioneve qendrore të lajmeve, me përfshirjen e lajmeve më të fundit nga vendi dhe bota, si dhe me kronika radiofonike dhe shfrytezimin maksimal të korrespondentëve në vend dhe jashtë dhe në profilizimin e gazetarëve në fusha të caktuara.
  39.  
  40. ===
  41. Radio Kosova 2 është radiostacioni i dytë i RTK. Radio Kosova 2 transmeton program në gjuhen shqipe dhe në gjuhet e komuniteteve: Serbe, Boshnjake, Turke dhe Rome.
  42.  
  43. Radio Kosova 2 vazhdon të transmetojë gjatë ditës 13 edicione lajmesh. Ato janë transmetuar në çdo gjysmë të orës së plotë. Në aspektin cilësor është shënuar rritje me një angazhim më të madh të stafit të gazetarëve dhe të redaktorëve dhe me shfrytëzimin maksimal të korrespondentëve të të dy radiove.
Advertisement
Add Comment
Please, Sign In to add comment
Advertisement