Advertisement
Guest User

Unioni/Guida Studentore

a guest
Nov 12th, 2019
441
0
Never
Not a member of Pastebin yet? Sign Up, it unlocks many cool features!
text 4.41 KB | None | 0 0
  1. Per te marr guiden ose informacione te tjera dergoni mesazh unioni.studentor ne Instagram/Facebook.
  2.  
  3.  
  4. __________________
  5. Unioni Studentor
  6. Unioni Studentor është një shoqëri e pavarur e krijuar nga studentë,në mbështetje të studentëve. Aktiviteti i Unionit Studentor ka në thelb të saj :
  7. T’i japë zë problematikave shqetësuese të studentëve;
  8. Të mbrojë të drejtat e studentëve;
  9. Të shërbejë si rojtar i mendimit të lirë të studentëve në lidhje me impaktin që ata marrin mbi cilësinë e jetës studentore dhe përputhshmërinë me misionin dhe vizionin e zhvillimit institucional në universitetet e tyre;
  10. Të krijojë një rrjet të kontakteve të studentëve nga universitete dhe fakultete të ndryshme me njëri-tjetrin;
  11. Të ndërtojë ura bashkëpunimi midis studentëve dhe institucioneve të lidhura ngushtësisht me jetën e përditshme studentore;
  12. Të garantojë ndjekjen e procedurave përkatëse në nivel institucioni që do të shërbejnë për zgjidhjen e problemeve të studentëve;
  13. Të kontribuojë në rritjen e cilësisë së jetës universitare;
  14. Të organizojë konferenca dhe simpoziume duke nxitur kështu punën kërkimore dhe shkencore të vetë studentëve;
  15. Të kontribojë në mbështetjen dhe implementimin e projekteve studentore;
  16. Të sigurojë kontaktet e nevojshme me kompani private dhe institucione shtetërore,për garantimin e internship të studentëve;
  17. Të zhvillojë aktivitete me natyrë argetuese duke përfshirë.aktivitete sportive,festa etj.
  18. ___________________________________
  19.  
  20.  
  21. Guida Studentore
  22. Qëllimi i Guidës Studentore
  23. Guida studentore ka për qëllim të shërbejë si një udhërrëfyes për lehtësimin dhe përmirësimin e jetës studentore.
  24. Kjo guidë do të ketë karakter :
  25. -informues mbi të drejtat dhe detyrimet e studentëve, vendndodhjet, strukturën e brendshme të universitetit të tyre, ndarjen e fakulteteve dhe pikat e kontakteve të rëndësishme
  26. -orientues mbi njohjen e sistemit të transportit urban , qytetas dhe ndërqytetas që ndihmon në lehtësimin e aktivitetit të ngarkuar ditor
  27. -njohës mbi tarifat , adresat dhe kontaktet e nevojshme dhe të domosdoshme të çdo institucioni në shërbim të qytetarit dhe me specifike në shërbim të stundentit.
  28. Në menyrë më specifike ne kete guide jane perfshire 7 kapituj kryesore duke nisur me nje prezantim te pergjithshem te qytetit te Tiranes me qellim qe te njiheni me qytetin e ri ne te cilin do te jetoni gjate ketyre viteve,per tu ndalur tek Univeristeti I Tiranes dhe fakultetet perberese te tij, ne menyren se si funksionojne,ku ndodhen si pozicion gjeografik dhe cilat jane programet mesimore te secilit prej tyre.
  29.  
  30. Te drejtat e mia,eshte nje kapitull I vecante i kesaj guide,sepse ne fokusin e secilit prej nesh si studente duhet padiskutim te jene te drejtat dhe detyrat qe ne kemi. Ne nje kohe kur ne jemi perballur dhe po perballemi me veshtiresi,jo vetem te kushteve fizike te fakulteteve,por te sistemit arsimor ne pergjithesi,mos harrojme ketu protesten studentore te vetem 1 viti me pare,te dhjetor 2018, eshte e domosdoshme qe te dime,te kerkojme dhe te respektojme te drejtat dhe detyrat tona.
  31. Nje pjese e madhe e studenteve kane zgjedhur si forme akomodimi qytetin studenti , ndaj nuk mund te mungonte nje kapitull per informacionet kryesore per format e akomodimit,kushtet,vendndodhjet dhe pagesat per secilen nga mundesite e zgjedhjes.
  32. Tirana,eshte nje qytet I madh dhe ne absolutisht nuk duam qe ju te humbisni,ndaj ne kapitullin pasardhes do te gjeni te gjithe informacionet e nevojshme te linjave te transportit urban qytetas dhe nderqytetas, intinerarin,oraret dhe ku ndodhet secili prej tyre. Jemi munduar te jemi sa me te qarte per ju,per tju ndihmuar ne aspektin e orientimit ne qytet.
  33. Megjithate,secili nga ne eshte perballur dhe do te perballet cdo dite me problematika te ndryshme,ndaj disa kontakte te rendesishme kemi menduar se do te ishin te nevojshem ne raste te tilla. Vendondodhja e urgjences, numri I ambulances etj jane nder keto kontakte te rendesishme.
  34. Pa harruar per te permendur ketu adresat e te gjithe institucioneve fetare,ne respekt maksimal te besimit te gjithesecilit prej nesh.
  35. Folem per te gjitha pervec pagesave dhe tarifave, sepse ne te vertete, nuk mund te mohojme qe aspekti ekonomik eshte nje aspekt I rendesishem qe ndikon ne jeten tone te perditshme,ndaj ne kapitullin e fundit do te gjeni te permbledhura tarifat e shkollimit per Universitetin e Tiranes.
Advertisement
Add Comment
Please, Sign In to add comment
Advertisement